Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili po hetohet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani ka njoftuar një konferencë për shtyp në orën 13 e 30.
Ai është thirrur ng Gjykata e Posaçme për të dëshmuar megjithatë nuk ka pranuar të shkojë duke ftuar për të bërë ndryshime në Kushtetutë, sipas të cilës ai nuk mund të shkojë në gjykatë, pretendon kreu i Rithemelimit.
Më herët ai ka kundërshtuar të komunikojë me efektivët e policisë lidhur me masën ndaj tij, detyrim paraqitjeje.
Atij i është bllokuar pasaporta duke e ndaluar nga lëvizja jashtë vendit, gjë që sipas tij e deputetëve të Foltores është shkelje e hapur e Kushtetutës.