Vendosni fjalën kyçe....

Blindohet gjykata e Shkodrës për seancën ndaj rusit të shumëkërkuar nga Moska


Igor Kokunov, një person i shpallur në kërkim nga autoritetet ruse ka dalë sot para gjykatës në Shkodër nën masa të rrepta sigurie.

Ai u ndalua në pikën kufitare të Muriqanit rreth dy muaj më parë pasi kërkohet nga Moska pasi akuzohet për përkrahjen e bashkëpunimin me një kriminel rus. 59-vjeçari rrezikon deri në 15 vite burg në Rusi nëse ekstradohet.

Ai ka kërkuar azil në Shqipëri e në përfundim të seancës së sotme, që zgjati mbi 3 orë, gjykata nuk dha asnjë vendim.

Avokati Isuf Shehu tha se shkresa për ekstradimin e klientit të tij është firmosur nga zëvendësprokurori i përgjithshëm i Rusisë dhe jo nga prokurori apo ministri rus i Drejtësisë e kjo bie ndesh me te konventën ndërkombëtare.

Seanca e radhës është caktuar për në datën 7 nëntor. Kokunov u shoqërua nga forca të shumta policie e u rikthye në burgun e Reçit ku po qëndron prej 28 gushtit. Kokunov akuzohet për dhjetëra krime në Rusi e cilësohet edhe si koka e grupeve kriminale ne Beograd.