Ministri i Mbrojtjes i Kinës Li Shangfu u shkarkua të martën dy muaj pasi u zhduk nga publiku, duke u bërë ministri i dytë i profilit të lartë që humbi punën së fundmi pa asnjë shpjegim zyrtar.
Li gjithashtu u hoq nga pozicionet e tij si anëtar i Komisionit Qendror Ushtarak, një organ i fuqishëm i kryesuar nga udhëheqësi kinez Xi Jinping i cili komandon forcat e armatosura, dhe si një nga pesë këshilltarët shtetërorë të Kinës, një pozicion i lartë në kabinet që tejkalon një ministri i rregullt, njoftoi sot media shtetërore kineze CCTV.
Vendimi u miratua nga komiteti i përhershëm i legjislaturës së vendit, Kongresi Kombëtar Popullor, sipas CCTV. Komiteti nuk emëroi asnjë pasardhës të Li-së.
Li, i cili u emërua ministër i Mbrojtjes në mars, nuk është parë në publik që nga fundi i gushtit, duke nxitur spekulime për fatin e tij, shkruan CNN.
Zhdukja e gjeneralit pason një seri ndryshimesh të pashpjegueshme të personelit që kanë tronditur gradat e larta të vendit, duke përfshirë largimin e ish-ministrit të Jashtëm Qin Gang në korrik.
Qin gjithashtu u hoq nga posti i këshilltarit të shtetit të martën, raportoi CCTV.