Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se përvetësoi 8850 euro përmes mashtrimit, prangoset 56-vjeçarja në Tiranë


Mbrëmjen e sotme forcat e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e një 56-vjeçareje e cila akuzohet se përvetësoi 8850 euro përmes mashtrimit.

Bëhet fjalë për shtetasen Lumturie Gjana.

Uniformat blu bëjnë me dije se kjo shtetase dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 8850 euro, me pretendimin se do të ndihmonte një shtetase 50-vjeçare, për plotësimin e dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me pasaportë bullgare, për fëmijët e saj.

Njoftimi i Policisë:

DVP Tiranë

Përvetësoi 8850 euro nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 56-vjeçarja.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin ndaluan shtetasen L. Gj., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 8850 euro, me pretendimin se do të ndihmonte një shtetase 50-vjeçare, për plotësimin e dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me pasaportë bullgare, për fëmijët e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.