Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO: Nuk ka kërkesë zyrtare nga avokatët e Berishës për përjashtimin e gjyqtares


Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar pas deklaratës së avokatëve të Sali Berishës se kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja për aferën te ish kompleksi Partizani.

GJKKO në një njoftim për mediat shprehet se deri në këto momente nuk ka asnjë kërkesë zyrtare për përjashtim, por vetëm e kanë komunikuar verbalisht se do ta bëjnë një gjë të tillë. 

“Nuk kanë paraqitur kërkesë për përjashtim në k/sekretari, por verbalisht kanë parashtruar se do të paraqesin kërkese për përjashtim. Deri ne këto momente ende nuk është regjistruar një kërkese e tillë”, tha Zyra e shtypit në GJKKO.

Berisha ka refuzuar të paraqitet në gjykatë pasi thotë se masa e sigurisë ndaj tij është antikushtetuese me që nuk ka marrë  autorizimin nga Kuvendi.