Vendosni fjalën kyçe....

Morali, drejtësia dhe demokracia


Morali, drejtësia dhe demokracia

Nga Irena Beqiraj

Jean-Jacques Rousseau  shkruante: “Ata që dëshirojnë të trajtojnë politikën dhe moralin veçmas, nuk do të kuptojnë kurrë asgjë nga asnjëra”. 

Politika jo vetëm duhet, por edhe mund të pajtohet pikë së pari me imperativat e ndershmërisë edhe moralit.

 Nëse kjo nuk ndodh, demokracia dhe drejtësia mbeten realitete imagjinare vetëm në kokat e atyre që flasin për to.

Kur ne pranojmë se politikanët nuk mund të jenë asgjë tjetër veçse të pandershëm, dhe si të tillë neve na mbetet vetëm të zgjidhim dilemën e gjetjes së të keqes më të vogël, duke e kërkuar ta shquajmë qartazi atë tek të njejtët njerëz te pazëvendesueshëm, edhe ketë ta quajmë arritje demokratike apo mbrojtje të parimeve demokratike, jemi larg të qenit të ndershëm dhe më afër të qenit fanatikë.

Në vitin 1993 u arrestua lideri i opozitës Fatos Nano. Nëse do të ridëgjonim sot debatet e 27 viteve më parë esenca është e njëjtë, disa thonin që “Nano po denohej politikisht nga Berisha”, ndërsa pjesa tjeter  thonin “se kishte shkelur ligjin”.

Qëndrimet edhe gjykimet fanatike të opinionit publik të asaj kohe të  verbuar nga bindja e  të drejtës absolute në të gjitha rastet në mbrojtje te parimeve, nuk ofruan paanshmëri. Fanatikët e kauzave të tyre janë te papërkulur dhe inercial, rula me avull te gatshëm të rrafshojnë gjithçka në rrugën e tyre  .

Ishin pikerisht qëndrimet fanatike që nuk na lejuan të kuptonim asnjeherë se nga cila anë qëndronte pandeshmëria politike nga Nano apo Berisha, apo të dy ishin të pandershëm? Prandaj të dy të patrazuar u rehabilituan edhe me votat e publikut u ricikluan në pushtet, Nano në 1997 dhe Berisha në 2005.

Pra ku qëndronte opinioni publik? Nga anonte qëndrimi ynë i ndershëm?

Ndonjë socialist që lexon këto rreshta thotë “prit një minutë Berisha është kriminel edhe do te rreshtojë dëmet e tij, e ndërsa  ndonjë demokrat thotë “si mund të krahasohen?! Nano ishte një njeri plot me vese edhe super i korruptuar apo hajdut”. 

Në te dy rastet mundohemi të masim e t’i dënojmë në bazë të dëmit, pa dënuar së pari pikën ku ato bashkoheshin “pandërshmerinë e tyre të përsëritur politike”.

Ata riciklohen sepse në shpesh ngatërrojmë parimet morale me sentimentin, edhe shumë qëndrime të debatuesve më të angaxhuar publik i gjej  fatkeqësisht sentimentale, më shumë sesa parimore edhe morale.

Prsh, unë nuk jam juriste, por më bën sens arsyetimi i juristeve që masa e sigurisë ndaj deputetit pa autorizimin e Kuvendit është në shkelje të nenit 73 të Kushtetutës.

Fakti që kjo ndodhi, ka hedhur një hije dyshimi të fortë mbi drejtesisë se re.

Por kjo nuk me pengon të vërej një paradoks tjetër.

Në vitin 2012 kur ishte në pushtet lideri i opozitës këkonte heqjen e kësaj mbrojtjeje, duke argumentuar me të drejtë që deputetët nuk duhet të kishin imunitet edhe të ishin si gjithe  qytetarët të barabartë para ligjit edhe drejtësisë, që duhet pranuar që asaj kohe nuk ishte më pak politike nga kjo e sotmja.

Ndërsa sot ai kishte një mundësi për të treguar se ishte i vërtetë në qendrimin e tij argumenti politik për shkeljen e të drejtave të tij po ngrihet mbi shkeljen e po asaj të drejte kushtetuese qe ai mendonte edhe besonte që  deputetet s’duhet ta kishin.

Në fakt, kur  kritika  edhe  dëshira për të ekspozuar dhe publikuar një problem, janë shumë më të mëdha  se  gatishmëria për ta venë ate jetë  qoftë edhe në një rast të vetëm është  forma më e zakonshme e pandershmërisë në politikë.

Edhe në këtë formë pandershmerie janë të zhytur gjithë liderat tanë pa përjashtim .

Unë si shumë nga ju mendoj që Rama nuk duhet të jetë më asnje minutë në pushtet edhe madje as në krye të partisë socialiste, pikë së pari për mungesë të moralit politik pastaj të dëmeve të shkaktuara gjatë ushtrimin e pushtetit.

Por a mund të presim që SPAKU ” të rrezojë”  Ramën, apo modelin e tij që mishërohet tek shumë të tjerë? Jo !  Kur shoqëria shfaqet kaq  sentimentalisht e ndjeshme ndaj  mosrespektimin të ligjeve, por  vazhdon të anashkalojmë edhe të mos vlerësojmë mungesën e moralit edhe ndershmërisë si themeli bazë i të drejtës  shoqërore, i ndershmi siç ka ndodhur do të përkulet para ryshfetarit, kështu gjyqtari kurrë më nuk mundet,  bëhet ortaku i zuzarit.

E pra, pa u distancuar nga  modelet e pandershme politike e shoqërore pa artikuluar qartazi nevojën për modele të reja nuk ka SAPK e ligj , prokuror a gjyqtar , që do të na garantojë drejtesinë aq më shumë demokracinë.