Vendosni fjalën kyçe....

Planifikoi sulm terrorist në një demonstratë pro-izraelite, arrestohet 29-vjeçari në Gjermani


Policia gjermane në Duisburg arrestoi Tarik S., 29 vjeç, i cili dyshohet se kishte planifikuar një sulm terrorist në një tubim pro- izraelit në North Rhine-Westphalia, sipas DW.

29-vjeçari, sipas policisë, planifikoi të ngiste një kamion në turmën e njerëzve që merrnin pjesë në demonstratën pro-izraelite. Konflikti izraelito-palestinez ka ngjallur frikë në vendet perëndimore për sulme terroriste.

I arrestuari cilësohej si person me rrezikshmëri të lartë. Në komunikim me shokët e tij ai dyshohet se ka përmendur se dëshiron të vdesë si dëshmor. Madje ai ka lavdëruar njeriun që vrau dy persona në Bruksel më 16 tetor, në një sulm që u konsiderua si sulm terrorist.

Autoritetet gjermane e morën informacionin nga një agjenci e huaj e inteligjencës.