Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me kërcënimin dhe linçimin e gazetares Afrovita Hysaj.
Policia ka referuar në prokurori materiale dhe ka proceduar në gjendje të lirë pronarin e televizionit 6+1 Vlora pas kallëzimin të gazetares.
Ndërsa në lidhje me ngjarjen ky dyshohet se është droguar dhe përdhunuar një 26 vjeçare, policia ka shpallur në kërkim edhe një shtetas të katërt për të cilin gazetarja raportoi se nuk është skeduar nga uniformat blu.
Policia duket se pas reagimit publik është vënë në lëvizje ka referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, edhe për shtetasin V. K., 36 vjeç, banues në Vlorë i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit O. T., A. C. dhe G. M., për të nxitur 26-vjeçaren që të konsumojë lëndë narkotike.
Ngjarja e rëndë ky dyshohet se u drogua dhe u përdhunua një 26-vjeçare pak ditë më parë tronditi qytetin e Vlorës. Fillimisht policia raportoi se në ngjarje ishin përfshirë tre persona. Ndërsa gazetarja tha se autorët e dyshuar ishin persona me lidhje në Vlorë dhe në të ishte përfshirë dhe një person tjetër mes të cilëve dhe një i afërm i drejtuesit të televizionit lokal 6+1 Vlora.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori dhe u procedua në gjëndje të lirë, për veprën penale “Kanosja”, shtetasi A. D., 57 vjeç, banues në Vlorë pasi:
Shtetasja A. H., 34 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion gazetare, ka kallëzuar se është kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, nga ky shtetas, për shkak të një lajmi që ajo ka publikuar, lidhur me rastin e 26-vjeçares nga qyteti i Vlorës, e cila dyshohet se është nxitur të përdorte lëndë narkotike nga disa shtetas, 3 prej të cilëve më pas dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Gjithashtu në vijim të njoftimit të dhënë më datë 22.10.2023, për vënien në pranga të 2 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një shtetasi tjetër, të cilët dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 26-vjeçare, të cilën paraprakisht e kanë nxitur të përdorë lëndë narkotike, sqarojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar hetimet e thelluara për këtë rast.
Në vijim, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”, edhe për shtetasin V. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit O. T., A. C. dhe G. M., për të nxitur 26-vjeçaren që të konsumojë lëndë narkotike.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”-thuhet në njoftimin e policisë.