Kjo javë ka nisur fuqishëm për kriptovalutën më të njohur në botë, Bitcoin. Vlera e saj po rritet gradualisht që nga dje.
Arsyeja e kësaj rritje besohet të jetë miratimi i një këmbimoreje në SHBA.
Aktualisht vlera e Bitcoinit është më e larta në 18 muajt e fundit, apo thënë më mirë një bitcoin ka vlerë 35 mijë dollarë.
Një arsye tjetër për rritjen e Bitcoin është inflacioni në rritje i dollarit amerikan. Ndërsa inflacioni është mesatarisht 2% çdo vit, shpenzimet e fundit stimuluese janë gati të rrisin ndjeshëm nivelin e inflacionit dhe të ulin fuqinë blerëse të dollarit.
Me paketat e fundit stimuluese, Shtetet e Bashkuara kanë shtuar rreth 2.4 trilion dollarë në ekonomi. Kjo ka shumë shqetësues për uljen e pashmangshme të fuqisë blerëse të dollarit dhe rritjen e inflacionit.