Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara deklaroi ditën e sotme në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme se në Gaza po shkelet ligji humanitar.
Ai theksoi se civilët po përdoren si mburoja si dhe po urdhërohen më shumë se një milion njerëz të evakuohen në jug ku nuk ka ujë, ushqim e strehim dhe më pas po vijohet të bombardohet vetë jugu.
“Mbrojtja e civilëve nuk mund të nënkuptojë kurrë përdorimin e tyre si mburoja njerëzore. Të mbrosh civilët nuk do të thotë të urdhërosh më shumë se një milion njerëz të evakuohen në jug, ku nuk ka strehë, nuk ka ushqim, nuk ka ujë, nuk ka ilaçe dhe nuk ka karburant, dhe më pas të vazhdosh të bombardosh vetë jugun”.
Jam thellësisht i shqetësuar për shkeljet e qarta të ligjit ndërkombëtar humanitar që po shohim në Gaza.
Më lejoni të jem i qartë: asnjë palë në një konflikt të armatosur nuk është mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare“, deklaroi Guterrez
Guterrez nuk përmendi as Izraelin dhe as Hamasin me emër gjatë fjalës së tij po nga deklarata duket se bën përgjegjëse të dyja palët në konflikt.