Në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar gjithashtu me një mik të veçantë të vendit tonë, ish-ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu.
Në postim Veliaj është shprehur se e cilëson atë si avokatin e përjetshëm të Shqipërisë.
“Asnjë udhëtim në SHBA, sado i shkurtër qoftë, nuk quhet i plotësuar pa një bisedë të këndshme me Alex Arvizu – avokatin e përjetshëm të Shqipërisë dhe kryepromotorin e Tiranës! Faleminderit Alex – Tiranës i mungon”, shkruan Veliaj.