Vendosni fjalën kyçe....

Balla viziton në spital 26-vjeçaren në Vlorë: Kini besim te drejtësia, pandëshkueshmëria do marrë fund


Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar në spital 26-vjeçaren në Vlorë e cila dyshohet se është përdhunuar nga disa të rinj.

Pas daljes nga spitali ai bëri thirrje për më shumë sensibilizim të shoqërisë për rastet e dhunës ndaj grave, ndërsa tha se ishte e pavërtetë se policia kishte reaguar më vonesë.

“Nuk është e vërtetë që policia ka reaguar me vonesë. Lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet. E para është që ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë pasi vajza mund të ishte motra jote, motra ime dhe motra e secilit prej nesh. Është krijuar një kulturë pandëshkueshmërie që u garantojë se do marrë fund. Jam këtu për të mbështetur këtë vajzë që ka rënë pre e kësaj dhune. Kam ardhur këtu t’i ofrojë mbështetje kësaj vajze dhe familjes së saj dhe kini besim te drejtësia.” – tha Balla.

Ministri i Brendshëm bëri thirrje që të bëhet kujdes me emrat e personave të dyshuar deri kur të shprehet drejtësia.

“Do ju lutem që edhe emrat e personave të dyshuar merrni me kujdes deri kur të shprehet drejtësia. Jam këtu për të dhënë një mesazh kundër dhunës seksuale. Apeli im është që hiqni dorë nga përdorimi I emrave dhe kini besim te drejtësia” – shtoi Balla.