Avokaët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë mbërritur para pak minutash në Gjykatën e Posaçme.
Genc Gjokutaj e Sokolok Mengjesi qëndruan për disa orë ditën e djeshme brenda gjykatës ndërkohë që Berisha ka kundërshtuar paraqitjen në gjykatë personalisht për t’u pyetur lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Në konferencën e djeshme për shtyp ai sulmoi prokurorët Kraja e Millonai si dhe gjykatësen Irena Gjoka të cilën e quajti ‘vasale të mjerë’.
Berisha tha se do shkojë në gjykatë kur kjo e fundit të heqë ndaj tij atë që e quajti masë antikushtetuese, të bllokimit të lëvizjes.
Avokati Gjokutaj tha ditën e djeshme se ka kërkuar përjashtimin e gjykatëses Gjoka nga procesi.