Ministrja e Kulturës dhe Turizmit Mirela Kumbaro tha gjatë prezantimit të vendimeve të vendimeve të qeverisë sot, është përgjigjur edhe mbi çështjen ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK.
Ajo shtoi se kjo maxhorancë, që ka themeluar këtë sistem drejtësie, respekton ndarjen e pushtetit.
“Në emër të qeverisë, mund t’ju konfirmoj se si anëtarë të qeverisë jemi pyetur për veprimtarinë apo vendimmarrjen e instancë, nuk kemi bërë komente. Respektojmë ndarjen e pushtet. Kjo maxhorancë ka qenë ajo që ka themeluar dhe luftuar që ky sistem i drejtësisë SPAK dhe GJKKO të ngrihen dhe funksionojnë në kushte të mira të mundshme. Të gjitha janë veprime procedurale, të atyre organizatave. Nuk shoh asnjë arsye që të bëj asnjë përjashtim për rastin në fjalë. Jam anëtare e Parlamentit dhe e qeverisë kur është krijuar ky sistem.”, tha Kumbaro.