Ish-kryeministri Sali Berisha tha pas mbledhjes së kryesisë se opozita do vijojë aksionin në Parlament ashtu si seancën e fundit plenare.
Ai theksoi se do përdoret çdpd formë beteje kundër qeverisë duke mos përjashtuar protesta po nuk ka shumë hollësi.
Berisha tha se beteja është kundër diktaturës që ështyë instaluar në vend duke përdorur drogën, krimin e asgjësimin e opozitës, gjë që mund të ndodhë nëse nuk ka reagim, paralajmëroi kreu i Rithemelimit.
“Kjo betejë nuk kishte të bënte asgjë me zhvillimet e mëvonshme, por ato nuk ishin të paparashikuara. Edi Rama kur pa deputetët në vendosmëri absolute të qëndrojnë për të drejtat që ai shkelmon, mendoi se duke hapur një proces antidemokratik do na dekurajonte, por e vërteta është se doli e kundërta. Beteja do vazhdojë. Kjo është një betejë kundër diktaturës së instaluar të bazuar në drogë, krim e asgjësimin e opozitës. Opozita ndodhet para de facto asgjësimit të saj nëse vazhdon kështu. Ditën e enjte deputetët të betuar se nisin betejën pa kthim shënon kthesë në qëndresën tonë për rivendosjen e pluralizmit në vend. Çdo formë beteje do ketë. Ju garantoj. Do jetë në çdo formë proteste. Edi Rama nuk pranon opozitë tjetër veç asaj që kontrollon. Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin tonë si opozitë, nuk pranojmë të jemi opozitë fiktive.” – tha Berisha.