Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata i cakton avokat Berishës, por avokati e përçmon Berishën në rrjete sociale


Gjykata e Posaçme pas refuzimit të Sali Berishës për të qenë në seancë dhe njohur me masën e sigurisë dhe mos largimit të avokatëve të caktuar prej tij në ndjekje të çështjes, caktoi kryesisht Artan Simonin për ta mbrojtur.

Por Artan Simoni është një avokat i cili në rrjetet sociale nëpërmjet një statusi dy ditë më parë dyshohet se e përçmon Berishën. Statusi i tij në rrjetet sociale është bërë në një moment të vështirë për Berishën i cili akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe Gjykata i bllokoi pasaportën si dhe i caktoi masën detyrim paraqitje.

Simoni shkruan në postim për një bishë të plakur, të lodhur që nuk mundet më. Madje ai thotë se ata që mbante mbi kurriz “bisha” kanë filluar ta çukasin.

Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin.

Ku gaboi bisha?!”-shkruan Artan Simoni.

Caktimi i këtij avokati ka sjellë reagimin për herë të parë edhe të Shkëlzen Berishës për çështjen.

Djali i Sali Berishës sugjeron që gjykatësja t’i caktonte Taulant Ballën pasi “njeh mirë dosjen” kjo për shkak se ky i fundit ishte ai që çoi në SPAK çështjen e “privatizimit të ish-kompleksit Partizani” tre vite më parë.

Ky është “avokati” që gjykatësja që shkeli kushtetuten ka caktuar për të mbrojtur Sali Berishën! Do i kisha sugjeruar më mire Taulant Ballën se njeh dhe dosjen!”-shkruan Shkëlzen Berisha.