Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata zëvendëson avokatin e Berishës “që e përçmonte” në rrjetet sociale me një tjetër, shtyn seancën për nesër


Gjykata e Posaçme ka zëvendësuar Artan Simonin,  avokatin e caktuar kryesisht për çështjen kundër Sali Berishës.

Zëvendësimi me një avokat tjetër nga lista është bërë me kërkesë të Prokurorisë me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive.

Seanca do zhvillohet më datën  26 tetor ora 10 e mëngjesit.

Me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim garantimin e mbrojtjes efektive, Gjykata zëvendësoi av Artan Simoni me avokat tjeter nga lista e avokateve kryesisht dhe i la kohe te njihet me aktet. Seanca do te zhvillohet ne daten 26.10.2023 ora 10am”-thuhet në njoftimin e Gjykatës së Posaçme.

Simoni në një postim në rrjetet sociale dy ditë më parë në kulmin vështirësisë në të cilën e futi SPAK Berishën dyshohet se ka shkruar me përçmim kundër tij duke e quajtur “bishë” të lodhur të plakur.

Ditën e sotme avokatët e ti kërkuan nga trupi gjykues që të përjashtohet gjyqtarja Irena Gjoka nga shqyrtimi i çështjes. Kjo kërkesë u refuzua dhe avokatët braktisën seancën.

Berisha vetë nuk ka qenë i pranishëm në këtë seancë dhe as në atë të zhvilluar ditën e djeshme.

Ish-kryeministri akuzohet për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Dyshohet se Berisha ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi që të kishte pjesë në këto prona si një nga trashëgimtarët e një prej familjeve pronare të truallit. Berisha e ka quajtur këtë si një proces politik të iniciuar nga kryeministri Rama që po përdor prokurorët për të goditur kundërshtarët politikë.

Ditën e shtunë me urdhër të SPAK u arrestuar dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, ndërsa për Berishën për momentin është caktuar masa me “Detyrim paraqitje”. Gjithashtu për atë është e ndaluar dalja jashtë shtetit deri në përfundim të hetimit.

Këto masa janë marrë nga gjyqtarja e çështjes Irena Gjoka, për të cilën Berisha pretendon se ka shkelur kushtetutën, për shkak se nuk ka kërkuar autorizim nga Parlamenti për caktimin e këtyre masave ndaj një deputeti