Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme izraelite, Lior Hayat reagoi menjëherë pas fjalimit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili tha se Hamasi nuk është një grup terrorist.
“Izraeli kundërshton me gjithë zemër fjalët e ashpra të presidentit turk për organizatën terroriste Hamas. Hamasi është një organizatë terroriste e neveritshme, më e keqe se ISIS, që vret brutalisht dhe qëllimisht foshnjat, fëmijët, gratë dhe të moshuarit, mban peng civilë dhe përdor njerëzit e vet si mburoja njerëzore”, theksoi Hayat në një postim në X.
“Edhe përpjekja e presidentit turk për të mbrojtur organizatën terroriste dhe fjalët e tij nxitëse nuk do të ndryshojnë tmerrin që ka parë e gjithë bota dhe faktin e padiskutueshëm se Hamas është i barabartë me ISIS”, shton ai.
Israel wholeheartedly rejects the Turkish President’s harsh words about the terrorist organization Hamas.
Hamas is a despicable terrorist organization worse than ISIS that brutally and intentionally murders babies, children, women and the elderly, takes civilians hostage and uses… pic.twitter.com/LU4mJGz18v— Lior Haiat 🇮🇱 (@LiorHaiat) October 25, 2023