Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli thotë se do të refuzojë vizat për zyrtarët e OKB-së pas kritikave nga Guterres 


Izraeli do të refuzojë vizat për zyrtarët e OKB-së, citohet të ketë thënë ambasadori i vendit në OKB, Gilad Erdan, nga mediat izraelite.  Pasojat vijnë pasi shefi i OKB-së kritikoi tërthorazi Izraelin për urdhërimin e evakuimit të civilëve nga veriu në jug të Rripit të Gazës dhe tha se sulmi i Hamasit më 7 tetor nuk ndodhi “në vakum”, raporton Al Jazeera.

 “Për shkak të vërejtjeve të tij të shefit të OKB-së Guterres, ne do të refuzojmë të lëshojmë viza për përfaqësuesit e OKB-së,” i tha Erdan Radios së Ushtrisë. 

“Ne kemi refuzuar tashmë një vizë për Nën-Sekretarin e Përgjithshëm për Çështjet Humanitare Martin Grifiths. Ka ardhur koha t’u japim atyre një mësim.”