Vendosni fjalën kyçe....

Lufta në Gaza/ Vritet familja e korrespondentit të Al Jazeera nga sulmet ajrore izraelite


Një tjetër tragjedi ka ndodhur sot në Gaza. Familja e një korrespondenti të Al Jazeera është vrarë nga sulmet ajrore izraelite, i cili, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të enklavës palestineze, mori jetën e të paktën 25 personave, njoftoi sonte rrjeti televiziv në gjuhën arabe.

53-vjeçari Wael al-Dahdu humbi gruan dhe dy fëmijët (një djalë dhe një vajzë) në bombardimin e kampit Nuseirat (në qendër). Al Jazeera transmetoi video të momentit kur gazetari veteran përballet me trupat e pajetë të gruas dhe fëmijëve të tij, ndërsa kalimtarët përpiqen t’i japin kurajo.

Familja e Wael al-Dahdu ishte larguar nga shtëpia e tyre në pjesën veriore të Rripit të Gazës, duke ndjekur udhëzimet e Izraelit. Ai kërkoi përkohësisht strehim më në jug, në kampin Nuseirat, ku shumë persona humbën jetën.