Vendosni fjalën kyçe....

Nxënësi godet me karrige mësuesen në një shkollë në Lezhë 


Një ngjarje e rënde ka ndodhur në shkollën e Mesme “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës. Mësuesja me inicialet M.P., është goditur me një karrige nga një nxënës brenda mjediseve të shkollës. 

Mësohet se mësuesja është dërguar me ambulancë në spitalin e Lezhës ku sipas të dhënave thuhet  se ka dëmtuar krahun nga goditja.

Sakaq në shkollë kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë bërë të mundur shoqërimin në komisariatin e Lezhës të nxënësit të vitit të dytë, i cili goditi mësuesen. 

Janë ende të paqarta arsyet se perse nxënësi ka goditur mësuesen me karrige, e ndërsa policia po punon për zbardhjen e plote te kësaj ngjarje.

Mësimi ditën e sotme është bojkotuar nga mësuesit për shkak te kësaj ngjarje te rende ndërsa ditën e nesërme pritet qe te zhvillohet një proteste nga mësuesit lidhur me këtë situatë të vështirë nga sjellja e nxënësve.