Milani është mundur në “Parkun e Princave” në Paris.
Kuq e zinjtë u mundën 3-0 përballë PSG-së.
Mbappe në pjesën e parë, dhe Kolo Muani e Lee Kang-In i dhanë disfatën Milanit dhe i rëndojnë pozitat në Ligën e Kampionëve.
Me këtë fitore PSG merr vendin e parë në Grupin F.
Ndërkohë Dortmund fitoi përballë Newcastle me rezultatin 0-1 me golin e shënuar nga Nmecha. Me këtë fitore verdhezinjtë ngjiten në vendin e dytë.
Man.City fitoi përballë Young Boys me rezultatin 1-3. Një dopietë e Haaland dhe goli i Akanji i dha fitoren “qytetarëve”. Ndërsa golin e vetëm për zvicerianët e shënoi Elia.
Man.City dominon grupin G me tre fitore në tre ndeshje i ndjekur nga Leipzig në vendin e dytë që fitoi 3-1 përballë Crvena Zvezda.
Fitore ditën e sotme shënoi e Porto ndërsa Atletico Madrid barazoi përballë Celtic.