Vendosni fjalën kyçe....

Linçimi i gazetares në Vlorë, gazetarja Desada Metaj: S’është rast i ri, solidarizimi është minimumi


Rasti i rëndë i linçimit të gazetares Afroviti Hysaj nga një media lokale në Vlorë ka ngjallur reagime të shumta nga gazetarët dhe organizatat mediatike në vend, e cila aludoi që në përdhunimin e 26-vjeçares disa ditë më parë në Vlorë morën pjesë 4 djem dhe jo 3 siç raportoi policia.

Edhe gazetarja Desada Metaj ka reaguar lidhur me këtë ngjarje, duke e quajtur të shëmtuar, duke thënë se solidarizimi me kolegen është minimum që mund të bëjnë kolegët, e cila shton se ky nuk është rast i ri në median shqiptare.

“Kur dikush nën petkun e “gazetarit” dhunon, sulmon, fyen dhe denigron një tjetër gazetar për shkak të mendimit, dhunuesi nuk mund të jetë më as “gazetar”, as ti referohesh si i tillë e aq më tepër ta ftosh nëpër studio a panele ku të shfaqet si i tillë.

Dhe kur ky standart dhe ligji të zbatohet atëherë nuk do ketë më nevojë për solidaritet në rrjet dhe gjërat do shkojnë në vend.

Sa kohë disa gazetarë bëjnë sikur nuk i shohin apo publikojnë sharje dhe fyerje për kolegët, këto qarravitjet në rrjet duken më keq se keqardhjet e shtirura të politikanëve.” shprehet ndër të tjera gazetarja Metaj.

 

Kujtojmë se ditën e djeshme pronari i televizionit 6+1 Vlora madje i ka shkruar edhe mesazh kërcënues gazetares i cili është publikuar nga FaxNews. Ai i shkruan asaj “je në gjak me mua”.

Linçimi nisi pasi gazetarja raportoi në rrjetet e saj sociale mbi ngjarjen se sipas këtyre aludimeve, autori i dyshuar i katërt është vëllai i drejtores së televizionit në fjalë. Ndërsa dy autorë të tjerë të dyshuar i kanë motrat drejtoresha në Bashki.