Shtyhet deri më 15 nëntor afati i Censit të Popullsisë dhe Banesave


Shtyhet afati deri më 15 nëntor i Censit të Popullsisë dhe Banesave. Lajmi u konfirmua nga drejtoresha e INSTAT, Dhurata Dhuli.

“Aktiviteti i censit të popullsisë dhe banesave ka pasur ecuri pozitive. 5240 anketues kanë trokitur nëpër shtëpi. 3% e zonave në të gjithë territorin nuk janë numëruar”  tha Dhuli në konferencë.