Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, është pritur në SHBA nga ish-ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila mban tashmë postin e Zëvendësndihmës Sekretares Kryesore të Shtetit.
Gjatë takimit është diskutuar mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe ecjen përpara të reformave si dhe bashkëpunimin mes Tiranës e Uashingtonit për mbrojtjen e sigurinë kibernetike, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Kuvendit.
Pjesë e bisedës mes Kim e Nikolla kanë qenë edhe zhvillimet në veri të Kosovës ku u theksua se bisedimet mes Prishtinës e Beogradit janë e vetmja rrugë pëër paqen.
Gjatë takimit është diskutuar edhe lidershipi i Shqipërisë në Procesin e Berlinit dhe kontributi si një faktor për zhvillimin, integrimin dhe stabilitetin rajonal.