Një 49-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se ka lagur në trup me lëndë djegësve veten dhe bashkëshorten.
Pas këtij momenti, policia sqaron se shtetasi me iniciale B.D., është arratisur me një automjet, duke u përplasur me një mur. Policia tha se 49-vjeçarit i gjeti edhe një armë të ftohtë.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. D., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vangjel Noti”, rreth orës 07:00, duke qenë në gjendje të dehur, ka lagur në trup, me lëndë djegëse, veten dhe bashkëshorten e tij. Më pas është larguar me një automjet të cilin e ka përplasur me murin rrethues të një banese. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 49-vjeçarit, një mjet prerës (thikë).