Vendosni fjalën kyçe....

Afera ‘Partizani’/ Berisha dorëzon kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka


Mbrojtja e Sali Berishës ka depozituar kërkesën në GJKKO, ku kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi për ish-kryeministrin në çështjen e aferës së privatizimit të Partizanit. Kërkesa e Berishës do gjykohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

Njoftimi i GJKKO:

Në kryesekretarine e GJKKO-së, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09:45, është paraqitur kërkesa e kërkuesit Sali Berisha, me objekt: “Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka”, nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha, me bazë ligjore nenet 17, 18, 19, 21, 22, 23 të Kodit të Procedurës Penale. Duke qenë se gatishmëria për javën 23.10.2023-29.10.2023, referuar urdhërit të gatishmërisë të zv.Kryetares së gjykatës, i takon gjyqtares Irena Gjoka, kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtares pasardhëse të gatishmërisë, Flora Hajredinaj.