Dy shqiptarë janë arrestuar në Padova të Italisë, pasi janë kapur me 7 kg kokainë në makinë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, tregtia bëhej pranë një supermarketi në Padova. Gjatë kontrollit fizik, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan mbi 7 kg kokainë, në konkretisht 2.5 kg në makinën e njërit shqiptar dhe 4.8 kg kokainë në makinë e tjetrit.
Të dy shqiptarët, e moshave 41 dhe 42-vjeç ndodhen në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia italiane.