Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha priti sot Gunther Krichbaum, Zëdhënës i Çështjeve Europiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe anëtar i Asamblesë Politike të Partive Popullore Europiane. Në takim morën pjesë edhe nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.
Basha i shprehu Krichbaum mirënjohjen e thellë për kontributin e tij të veçantë dhe të CDU-së në mbështetje të PD-së dhe rrugëtimit europian të Shqipërisë.
Partia Demokratike është thellësisht e përkushtuar për të kontribuar në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE si interesi më madhor i shqiptarëve.
Basha theksoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kombëtar i Partisë Demokratike, jetik për ecjen përpara dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Shqipëria renditet ndër vendet më të korruptuara ne botë dhe kjo e bën edhe me emergjente luftën kundër këtij fenomeni. Partia Demokratike mbështet punën e institucioneve të drejtësisë dhe inkurajon SPAK të vijojë me vendosmëri përpjekjet për t’i dhënë fund papërshkueshmërisë dhe për të çuar para drejtësisë ata që kanë abuzuar më paratë dhe besimin e qytetarëve.
Basha i prezantoi Krichbaum disa nga propozimet e PD-së për Vetting-un e politikanëve reformaën zgjedhore listat 100% të hapura.
Duke u ndalur te zhvillimet në Partinë Demokratike, Basha theksoi se partia është në një proces riorganizimi të saj, ku shumë të rinj tashmë janë bërë pjesë e përgjegjësisë për të ndërtuar alternativën që presin dhe duan shqiptarët.
Brenda marsit të vitit të ardhshëm, PD do të përzgjedhë ekipin e kandidatëve për deputetë dhe do të nisë diskutimet publike mbi programin e saj, me propozime dhe objektiva që do ta ndryshojnë Shqipërinë dhe përshpejtojnë futjen e saj në BE.