Vendosni fjalën kyçe....

Belgjika akuzon një tunizian në lidhje me sulmin islamik në Bruksel


Autoritetet e Belgjikës kanë lëshuar një urdhër arresti për një 45-vjeçar tunizian në lidhje me sulmin me armë në fillim të këtij muaji nga një tjetër tunizian, i cili ishte zotuar për besnikëri ndaj Shtetit Islamik dhe kishte vrarë dy suedezë në Bruksel më 16 tetor. Sipas prokurorisë, bëhet fjalë për Lamjed K., i datëlindjes 17.08.1979, shtetas tunizian.

“Ky person u akuzua për vrasje dhe tentativë vrasjeje në një kontekst terrorist si dhe pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist”, tha policia.

Prokurorët federalë aktualisht po konfirmojnë një lidhje të mundshme me armën e përdorur në sulmin terrorist të 16 tetorit që vrau dy shtetas suedezë.

Të mërkurën autoritetet belge kishin proceduar me arrestimin e një personi për një lidhje të mundshme me armën, e cila u përdor nga terroristi i Brukselit Abdeslam Lassouedt në sulmin e 16 tetorit, thuhet në një deklaratë të prokurorisë.