I buzëqeshur është shfaqur ish-kryeministri Berisha teksa hynte në selinë blu.
Ai tha për gazetarët që e prisnin se do respektojë Kushtetutën ndërsa ironizoi avokatin e parë që iu caktua nga gjykata për ta mbrojtur.
Berisha tha duke qeshur se ai është fytyra e vërtetë e qeverisë.
“Kushtetua dhe vetëm kushtetuta! Ishte, e patë ju kush ishte. Fytyra e vërtetë e tyre. S’kam asnjë njoftim për shtyrjen. Tani pa u njoftuar. Ai ishte ekzemplari më i shkëlqyer për Edi Ramën. Pastaj unë nuk kam njoftim.” – tha Berisha.
Avokati Artan Simoni iu caktua Berishës për seancën në Gjykatën e Posaçme pas largimit nga seanca të avokatëve Gen Gjokutaj e Sokol Mëngjesi.
Megjithatë pas përçmimit nga Berisha të Simonit lidhur me postim tijin të para disa ditëve në Facebook, ai u hoq dhe Berishës iu caktuan do avokate të tjera.
Dyshja Gjokutaj e Mëngjesi braktisën seancën pasi gjykata nuk pranoj kërkesën për dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Më herët ata kishin kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga seanca. Avokati Simoni tha pas heqjes nga gjykata si mbrojtës i i Berishës në seancë se postimi i tij nuk kishte asnjë lidhje me Berishën.