Vendosni fjalën kyçe....

Debatet në seancën për Berishën, përplasja me SPAK-un, avokatja kërkoi dy ditë kohë


Me debate është shoqëruar seanca në Gjykatën e Posaçme për Sali Berishën, teksa dy avokatet e teja që iu caktuan ish-kryeministrit kanë kërkuar dy ditë kohë për t’u njohur me dosjen.

Seanca është shtyrë për sot në orën 15:00 ndërkohë që njëra nga avokatet, Rabije Cenalia, ka theksuar se bëhet fjalë për një material voluminoz e i duhej më shumë kohë për studimin e saj.

Përveç Cenalisë, gjykata i caktoi Berishës edhe avokatet Jalldiz Kastrati.

Pas kërkesës së avokates Cenalia, SPAK njoftoi se do lajmëronte Dhomën e Avokatisë se avokatja kishte refuzuar mbrojtjen e Berishës por ajo reagoi duke kërkuar më shumë kohë dhe se e pranonte mbrojtjen e ish-kryeministrit.

“Nuk refuzova mbrojtjen. Me caktuat mbrëmë në orën 20.00 këtë çështje. Ndaj dua kohën e nevojshme për të studiuar dosjen. Duhet te studioj dosjen për të bërë mbrojtje efektive pasi materiali është shumë voluminoz.” – ka thënë Cenalia në seancë.