Vendosni fjalën kyçe....

Disiplina nuk kursehet, gjoba për Tiranën dhe Erzenin, e pësojnë dhe zyrtarët e Egnatias dhe Kukësit 


Sjellja jo korrekte e tifozëve në shkallet e stadiumit, ka bërë që ti kushtojë ekipeve si Tirana, me bardheblutë që marrin një tjetër gjobë, këtë herë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë, për sjelljen jo korrekte të tifozëve gjatë sfidës së fundit kundër Egnatias.

Gjithashtu për sjellje të gabuar të tifozëve është dënuar edhe klubi i Erzenit, me 100.000 (njëqind mijë) lekë gjobë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë. Me gjobë 100.000 mijë lek u dënua edhe Kukësi, për sjelljen e tifozëve, ndërsa zyrtari i këtij klubi, Naim Halili, për ofendime ndaj zyrtarëve të ndeshjes është pezulluar me 5 ndeshje. Për sjellje jo sportive, me 8 ndeshje pezullim është dënuar edhe zyrtari i Egnatias, Alban Hoxha.