Genci Gjokutaj, Avokati i Sali Berishës ka sqaruar sipas arsyet e dorëheqjes së dy avokateve (Rabije Cenalia dhe Jalldyz Kastrati ) të caktuara kryesisht për mbrojtjen e ish-kryeminsitrit.
Sipas Gjokutajt në sallën e gjyqit prokurorët e SPAK kërcënuan dy avokatet me heqjen e licencës pasi kërkuan dy ditë kohë për tu njohur me aktet.
Pastaj GJKKO caktoi një avokate tjetër e cila nuk u njoh fare me dosjen. Sipas Gjokutajt GJKKO me këto veprime ka zhbërë institutin e mbrojtjes në proces.
Postimi i plotë:
Te nderuar Kolege avokate dhe te nderuar qytetare!
Siç jini ne dijeni dje ne mbrojtesit e z. Sali Berisha Av. Genci Gjokutaj dhe Av. Sokol Mengjesi pasi na u mohua e drejta themelore e mbrojtesit ne nje proces njohja me aktet e dosjes dhe vazhdimi i gjykimit nga gjyqtarja Irena Gjoka nderkohe qe nga ana jone ishte ngritur kerkesa per perjashtimin nga gjykimi me pasoje ndalimin e vendimmarrjes nga ana e saj pikerisht kjo gjyqtare mori vendimin per caktimin kryesisht te Av. Artan Simoni!
Ky avokat per arsye te mungeses se integritetit te tij etiko profesional u perjashtua dhe ne menyre klandestine dhe naten jane caktuar po kryesisht Av. Rabije Cenalia dhe Av. Jalldyz Kastrati!
Dy avokatet e caktuara nga shteti kryesisht Jalldyz Kastrati dhe Rabije Cenalia nuk e moren persiper mbrojtjen edhe pse te shantazhuara ne sallën e gjyqit nga prokuroret e SPAK per heqjen e licenses pasi kërkuan 2 dite kohe per tu njohur me aktet dhe gjykata nuk ua dha kete kohe! Pastaj GjKKO ka caktuar avokaten Valentina Teodoresku dhe ka shpallur vendimin pa lexuar asnje faqe te dosjes pra pa u njohur fare avokatja me dosjen! Vendimi ka lejuar vijimin e masave te sigurimit siç ishin marre! Nderkohe me përpara dmth para 2 oresh gjyqtarja Flora Hajredinaj ka rrezuar kerkesen tone per perjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e depozituar po sot dhe e shortuar po sot!
GjKKO ka zhbërë institutin e Mbrojtjes ne proces!
Vetem ne proceset politike veprohet keshtu!
Diktatura eshte vendosur!
Shpejt edhe do te shpallet!