Vendosni fjalën kyçe....

‘Kufizimi i lirisë së deputetit’, Berisha sfidon Ramën: E ftoj këtë frikacak të votojmë amendamentin në Kuvend


Në konferencën e tij për mediat ditën e sotme, Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama duke i kërkuar që të shkojnë në Kuvend dhe të votojnë amendamentin që i hap rrugë thirrjes më pas në gjykatë të ish-kryeministrit.

Berisha shprehet se garanton çdo qytetar se po mbron Kushtetutën duke akuzuar Ramën se në 2012 hodhi poshtë vendimin që kufizon lirinë e deputetit.

Më tej ai i cilësoi gjykatësit si mercenarë porositës së Ramës.

“Rama, në shkelje të Kushtetutës, dhe ligjeve të vendit, anëtarit të familjes i ka hapur mundësi për të fituar dhe dhjetëra tendera kontraktore. Disa burime më thonë, por duhet verifikuar, se prej 7 vitesh, në kundërshtim flagrant me çdo ligj, zonjusha nuk ka deklaruar në ILDKP pasurinë. Rama, i mirënjohur tashmë si Pashiqi shqiptar, është shndërruar në figurën më të urryer për çdo patriot shqiptar. Ai po përpiqet në gramat e fundit, të shpëtojë regjimin e tij, me ritorsione, me dacibao, duke përdorur kriminelë me uniformë dhe toga që nuk pyesin për kushtetutë, ligje, procedura, por zbatojnë si mercenarë porositë e tij. Togat e zeza zbatojnë si mercenarë porositë e Ramës.

Ndaj duhet ta shndërrojmë këtë vjeshtë, në vjeshtën e triumfit, të mbarë shqiptarëve për këtë regjim, antishqiptar dhe diktatorial, kleptokratik. Sali Berisha, garanton çdo qytetar se po mbroj qytetarët, duke mbrojtur kushtetutën. Përndryshe unë shkoj pa asnjë lloj, bile edhe me një projekt të fuqishëm për të zbardhur të vërtetat, aty ku nxihen, pavarësisht është gjykatë, apo prokurori a shesh. Ndaj ftoj, këtë burracak, këtë frikacak që të ketë kurajon që të vijë të votojmë amendamentin, në Kuvend. Për t’u marrë në pyetjet në prokurori apo gjykatë nuk kam asnjë problem. Aty është një vendim që kufizon lirinë e deputetit. Që unë në parim e kam pranuar, por Edi Rama e hodhi poshtë. Ai në 2012 e hodhi poshtë këtë gjë në parlament. Ndaj bëhu burrë dhe po ta mbajti hajde e votojmë, mos përdor mercenarët që mbajnë peng Kushtetutën në zyrat e shtetit.”, tha Berisha.