Guvernatori i Maine në një deklaratë konfirmoi se të paktën 18 njerëz u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën në të shtënat në Maine.
Policia identifikoi Robert Card, 40 vjeç, si personin që dyshohet të jetë autori i masakrës. Sipas policisë, ai “konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm”.
Card hapi zjarr ndaj njerëzve në disa vende të ndryshme. Policia tha se të shtënat ndodhën rreth orës 19:00 të së mërkurës në një restorant të quajtur Schemengees dhe Sparetime Recreation, një sallë bowling. Dy vendet duket se janë rreth katër milje (6.5 km), ose 10 minuta me makinë, nga njëra-tjetra.
Autoritetet në Maine e përshkruajnë Card si një instruktor të certifikuar të armëve të zjarrit dhe anëtar i Rezervës së Ushtrisë Amerikane. Sipas asaj që raportojnë mediat, 40 vjeçari ka qenë i shtruar në spital në një institucion të shëndetit mendor gjatë verës dhe u lirua pas një qëndrimi dy-javor.