Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet kërkesa e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, rinis seanca


GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Sali Berisha përmes avokatëve të tij për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi për ish-kryeministrin në çështjen e ish-kompleksit “Partizani”.

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishën nisi në orën 15:00 pas disa orë shtyrjes pasi 2 avokatët e caktuar nga shteti për mbrojtjen e ish kryeministrit kërkuan kohë të njihen me dosjen.

Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha është zvarritur prej dy ditësh. Trupa gjykuese u mblodh ditën e sotme në orën 10:00, por GJKKO vendosi shtyrjen e saj me 5 orë, pra seanca nisi në orën 15:00. Shtyja u bë me argumentin që dy avokatet e caktuara nga shteti për të mbrojtur ish-kryeministrin të kenë mundësi të njihen me dosjen.