Vendosni fjalën kyçe....

Shkëlzen Berisha: Gjykatësja e Ramës i caktoi Berishës patronazhisten


Shkëlzen Berisha, e cilëson avokaten e caktuar nga GJKKO për Sali Berishën si patronazhisten e Kryeministrit Edi Rama.

Në dy foto të shpërndara nga djali i ish-kryeministrit shihet Valentina Teodoresku që shpërndan foto të Kryeministrit Rama madje në një tjetër shihet që shpërndan një postim në rrjet ku “thuhet se Berishës po i vjen ora e arrestimit”.

Gjykatësja e Ramës, godet sërish! Pas avokat “bishës” cakton për avokate të Berishës, patronazhisten e Ramës!”-shkruan Shkëlzen Berisha.

Edhe pse ditën e djeshme GJKKO vendosi zëvendësimin e Artan Simonit për shkak se në një postim në rrjetet sociale dyshohet të bërë për Sali Berishën e përçmonte atë duke e cilësuar një bishë, ditën e sotme nuk vendosi të bënte të njëjtën gjë. Me avokaten Teodoresku u caktua edhe masa për detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte nga GjKKO.