Ish kandidatja për deputete dhe aktivistja e Partisë së Lirisë Elona Guri, ka reaguar me lajmet e përhapura së fundmi se kreu i kësaj force politike Ilir Meta, është arratisur.
Në një reagim në rrjetet sociale ajo e hedh poshtë këtë gjë, duke i quajtur këto lajme ‘Fake News’ që i përhap Rilindja për të mbuluar aferat e tyre ku janë direkt përgjegjës, sipas Gurit.
‘Eksitimi i Rilindjes me Fake News është një përpjekje e dëshpëruar dhe qesharake për të mbuluar aferat dhe përgjegjësitë e tyre direkte, prej të cilave nuk shpëtojnë dot. Mali i dokumentave, fakteve dhe provave nuk zhbën dot më asnjë lloj shashke apo gënjeshtre.’ shprehet Guri.