Vendosni fjalën kyçe....

Abuzimi seksual në Kishën spanjolle përfshiu 200,000 fëmijë –BBC


Më shumë se 200,000 fëmijë mësohet të kenë pësuar abuzim seksual nga kleriku katolik i Spanjës, e cila u zbulua nga një komision i pavarur.  Detajet dolën nga një hetim publik i pashembullt nga avokati i popullit i Spanjës, i cili foli për ‘ndikimin shkatërrues’ mbi viktimat, shkruan BBC

Angel Gabilondo kritikoi gjithashtu Kishën për mosveprimin e saj dhe përpjekjet për të mbuluar ose mohuar abuzimin.  “Ajo që ka ndodhur ka qenë e mundur për shkak të asaj heshtjeje,” tha ai.

Raporti prej 700 faqesh, i cili u urdhërua nga Kongresi i Spanjës vitin e kaluar, zbulon rezultatin e një sondazhi që komisioni kreu mbi 800,000 anëtarë të publikut.  

Ajo zbuloi se 0.6% e popullsisë së rritur të vendit që përfshin rreth 39 milionë njerëz, pohuan se kishin pësuar abuzim seksual si fëmijë nga anëtarët e klerit.  Kjo përqindje u rrit në 1.13%, më shumë se 400,000 vetë, kur përfshinte abuzimin e dyshuar nga njerëzit laikë në institucionet e mbikqyrura nga Kisha.  

  1. Gabilondo tha se shifrat duhet të trajtohen me kujdes.  Raporti përfshinte gjithashtu deklarata nga më shumë se 487 vetë që kanë pësuar abuzim, të cilët theksuan ndikimin emocional që kishte marrë. “Ka njerëz që kanë vdekur nga vetëvrasja… ”, tha zoti Gabilondo.

“Është e nevojshme t’i japim një përgjigje një situate vuajtjeje dhe vetmie që për vite me radhë ka mbetur, në një mënyrë ose në një tjetër, e mbuluar nga një heshtje e padrejtë.”  

Avokati i popullit propozoi krijimin e një fondi shtetëror për t’u dhënë viktimave të abuzimit kompensim.  Hetimi zyrtar mbi abuzimin seksual të fëmijëve në Kishën Katolike të Spanjës pasoi një hetim nga gazeta El Pais, e cila filloi në vitin 2018 dhe që atëherë ka krijuar një bazë të dhënash me më shumë se 1,000 raste të dyshuara abuzimi.  

Raporti u botua në vitin 2021.  Ndërsa zoti Gabilondo tha të premten se Kisha bashkëpunoi deri në një farë mase me komisionin, ai theksoi mungesën e interesit të saj për të ndihmuar me raportin dhe armiqësinë e peshkopëve në disa dioqeza.

Kryeministri spanjoll Pedro Sançez tha se përfundimet e raportit qenë një ‘piketë’ në demokracinë e vendit.  “Ne jemi një vend më i mirë sepse një realitet për të cilin të gjithë e dinin për shumë vite dhe që askush nuk foli, është bërë i njohur sot,” tha ai.