Vendosni fjalën kyçe....

Arian Çani: 90 për qind e personave që dalin në TV janë këllira


Gazetari Arian Çani në emisionin e djeshëm “Now” të Erla Mëhiillit, ka artikuluar (ndoshta) një të vertetë që rrallë herë pohohet në studiot televizive.

Ai deklaroi se “90 për qind e njerëzve që dalin në televizion janë këllira, të dalësh në televizion nuk do të thotë se je i rëndësishem”.

Çani e tha këtë deklaratë në kontekstin e një polemike me Fatos Klosin, ndërsa ky i fundit u përpoq ta kundërshtonte Çanin në lidhje me Sali Berishën, duke pretenduar se Berisha ka pushtet përderisa ka hapësirë televizive.

Kjo bëri që Çani ta përkufizonte hapësirën dhe studiot televizive si një ambient i mbushur me këllira, duke nënkuptuar madje se pesha dhe ndikimi i këtyre emisioneve është thuajse zero.

“Pse nuk dalin 5 mijë vetë nga ata që e kanë votuar Berishën të bëjnë një protestë para SPAK-ut”, – pyeti Çani dje, në funksion të tezës së tij se Berisha ka humbur fuqinë pavarësisht se ka vëmendje të madhe televizive.

Arian Çani është ndër të paktët gazetarë shqiptarë që ka mbrojtur në studio kryebashkiakun e arrestuar të Himarës Fredi Beleri, duke u përpjekur të shpalosë një tjetër narrativë dhe këndvështrim nga ai zyrtar mbi motivet e arrestimit te Belerit.

Çani në disa raste është përballur në studio televizive me agresivitetin verbal ose me paragjykimet e të ftuarve të tjerë që justifikonin arrestimin e Belerit, ndonëse askush deri më sot nuk di të thotë se si është e mundur që një “armik publik” si Beleri ka bërë për vete 50+1 për qind te votuesve të Himarës.

Pjesë nga debati

Çani: Në televizone janë edhe këllira pa fund, nuk ka lidhje fare. 90 për qind e njerëzve që dalin në televizion janë këllira. janë qenëri.  Ç’lidhje ka që del në televizon dhe je i rëndësishëm? Mos i besoni këto gjëra. Mos i besoni këto. Sot Berisha…

Klosi: Televizioni më i madh në vend i ka dhënë rastin sot të shpjegohet para publikut…të ankohet për…

Çani: Ç’do me thënë kjo, ç’është kjo…ore e di sa njerëz dalin sot në televizione që ankohen për gjërat që iu ndodhin.

Klosi: Është media kryesore ajo…

Çani: E keni gabim. Jo mo jo, po ai do dalë sepse ai ka audiencë…të lutem.

/Hashtag.al