Vendosni fjalën kyçe....

Asnjë gjurmë nga autori i masakrës me 18 persona në SHBA


Prej 24 orësh oficerët e policisë në Maine, SHBA, nuk kanë arritur të gjejnë autorin e masakrës me 18 persona një ditë më parë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës në qytezën Leëiston me 38 mijë banorë ku 40-vjeçari Robert Crad akuzohet se qëlloi me armë automatike duke vrarë 18 qytetarë e plagosur dhjetëra të tjerë.

Policia tha se ai është i armatosur dhe i rrezikshëm dhe banorët duhet të bëjnë shumë kujdes.

Në një konferencë shtypi të enjten në mbrëmje, deputeti vendas i Leëiston, demokrati Jared Golden bëri thirrje për një ndalim të armëve sulmuese, një largim i dukshëm nga qëndrimi e vota e tij e mëhershme kundër legjislacionit për kontrollin e armëve.

“Ka ardhur koha që unë të marr përgjegjësinë për këtë dështim,” tha ai.