Vendosni fjalën kyçe....

Çështja “Gërdeci”/ Përfundon seanca e sotme për Fatmir Mediun, gjyqi i radhës caktohet më 9 nëntor


Ka përfunduar seanca sotme për ish-ministrin, Fatmir Mediu, për çështjen Gërdeci. Gjatë seancës u morën në pyetje 3 dëshmitarë,, ndërkohë seanca e rradhës është caktuar të mbahet më 9 nëntor 2023, në orën 09:00.

Katër dëshmitarë të tjerë që ishin planifikuar të pyeteshin sot nuk u pyetën pasi përfundoi orari zyrtar.. Po ashtu mësohet se në seancën e radhës do të pyeten 10 dëshmitarë.

Në seancën e sotme në GJKKO, dëshmoi Zabi Çuku, ish-ushtarak, i cili ishte mbikëqyrës në procesin e demontimit në Gërdec.

Dëshmitari Çuku tha se kishte punuar për gati një muaj në Gërdec, si specialist demontimi dhe se për punën në nuk ka nënshkruar ndonjë kontratë. Në lidhje me ditën kur ndodhi tragjedia, ai thotë se “pa tym të bardhë dhe si ish-ushtarak kuptoi se tymi vinte për shkak të barutit. Në ato momente ai i ka kërkuar të gjithë punonjësve që të largoheshin me qëllim që të shpëtonin nga ajo që ndodhi”.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi më 3 tetor të pranojë kërkimin e prokurorisë respektive për thirrjen e 52 dëshmitarëve dhe 19 të pandehurve në çështjen e mëparshme për tragjedinë e Gërdecit, në funksion të procesit penal në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Ftamir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me ngjarjen tragjike të Gërdecit.