Traileri i serisë së fundit të sezonit të gjashtë të The Crown në Netflix, mbështetet shumë në portretizimin e Princeshës Diana nga Elizabeth Debicki të cilën prodhuesit e këtij seriali e përkufizojnë si gjënë më e madhe që secili prej nesh ka parë ndonjëherë.
Në trailerin zyrtar për sezonin e gjashtë dhe të fundit The Crown- Kurora, pjesa tjetër e familjes mbretërore vendoset në një prapaskenë në historinë tragjike të princeshës Diana (Elizabeth Debicki), e cila tregohet duke luftuar me famën e saj në mbarë botën, duke u kapur nga paparacët dhe duke filluar udhëtimin e saj të pa fat me makinë sëbashku me Dodi Fayed (Khalid Abdalla).
Një vështrim i pasojave të aksidentit tregohet, gjithashtu, me princin Charles. Sezoni i fundit do ti referohet viteve 1997-2005 dhe do të ndahet në dy pjesë: Katër episodet e para do të jepen më 16 nëntor dhe dë të paraqesin një marrëdhënie që lulëzon midis princeshës Diana dhe Dodi Fayed përpara se një udhëtim fatal me makinë të ketë pasoja shkatërruese për ata.
Gjashtë episodet e fundit do të jepen më 14 dhjetor dhe do të paraqesin dasmën e Princit Charles me Camilla Parker Bowles (Olivia Williams), duke u fokusuar edhe tek djemtë e Charles, William (Ed McVey) dhe Harry (Luther Ford). Në këtë sezon do të luajë gjithashtu Imelda Staunton si Mbretëresha Elizabeth II dhe Jonathan Pryce si Princi Philip.
“Jam me të vërtetë krenare për këtë sezon të fundit. Mendoj se është një nga punët tona më të mira,” tha producentja ekzekutive Suzanne Mackie për The Hollywood Reporter në gusht.
“Imelda është e jashtëzakonshme në rolin e mbretëreshës. Dhe nuk dua ta prish fare fundin, por është vërtet e bukur dhe, mendoj se do të jetë kulmi i një udhëtimi shumë të gjatë.”, shtoji më tej ajo.
“Kurora” filloi të transmetohej në Netflix në vitin 2016 dhe që atëherë ka pasur 69 nominime Emmy dhe pesë fitore.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Hollywood Reporter.