Vendosni fjalën kyçe....

Goditi mësuesen me karrige, 16-vjeçarit në Lezhë i caktohet masa “arrest shtëpie”


Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për 16-vjeçarin që goditi me karrige mësuesen pas një përplasjeje verbale.

I mituri u njoh këtë të premte me masën e sigurisë në një seancë me dyer të mbyllura.

Ndaj tij rëndojnë dy akuza, goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e rëndë me dashje.