Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja, është arrestuar nga policia.
Gjatë kontrollit në makinën e tij, i është gjetur një sasi kokaine.
22-vjeçarit i është kapur në mjet edhe një shumë parash, të cilat janë sekuestruar nga policia.
“A. Rr., 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.” – njofton policia.