Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Ekonomisë: Do të bëjmë një draft tjetër për amnistinë fiskale


Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete tha se do të hartojë një draft të ri të amnistinë fiskale dhe se nuk do të ndërmarrin asnjë veprim pa mbështetjen e Bashkimit Evropian.

“Nuk ndërmarrim asnjë masë pa mbështetjen e BE, pra çdo hap do jetë i dakordësuar me ata. Praktikisht amnistia siç u nis, nuk do bëhet, por ndoshta do jetë një drafti tjetër i dakordësuar me ndërkombëtarët”, tha Mete gjatë konferencës për shtyp me shefen e FMN-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë.