Lojtari i bejsbollit, i cili vrau kater studente në një aksident të tmerrshëm me makinë, ishte përndjekur përpara përplasjes, ka thënë avokati i tij. 22 vjeçari Fraser Bohm përballet me katër akuza për vrasje pasi humbi kontrollin e makinës përgjatë autostradës së Bregut të Paqësorit më 17 tetor, duke u përplasur me makina të parkuara, duke vrarë 4 vajza 21 vjeçare.
Avokati i tij, Michael Kraut argumentoi në gjykatë se ish-ylli i bejsbollit ishte i përfshirë në aksident pasi ai po ndiqej për rreth tre milje përpara vendit të përplasjes. “Ne kemi prova që departamenti i sherifit nuk donte të merrte që tregon qartë se ka pasur një incident përndjekjeje. Kur Bohm shpejtoi për t’u larguar, atëherë ndodhi aksidenti,” tha avokati i tij, përcjell Daily Mail.
Bohm u deklarua i pafajshëm gjatë paraqitjes së tij të parë në gjykatë të mërkurën. Gjyqtarët më vonë e lanë atë në paraburgim, këtë herë për katër akuza për vrasje, duke i vendosur lirimin me kusht në 8 milionë dollarë. Departamenti i sherifit i paraqiti ato akuza në zyrën e Prokurorit të Qarkut të Los Anxhelosit.