Tottenham Hotspur ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Premierligë, për të bërë një tjetër shkëputje në krye të tabelës.
Skuadra e drejtuar nga Ange Postecoglou triumfoi sonte në udhëtim ndaj Crystal Palace, në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë.
Ndeshja e zhvilluar në “Selhurst Park” përfundoi me rezultatin 1:2.
Joel Ward (53’ autogol) dhe Heung-min Son (66’) shënuan në fitoren e Spurs.
Për vendasit golin e vetëm e shënoi Jordan Ayew (90+4’).
Tottenhami pas kësaj fitore ka 26 pikë, pesë më shumë se Manchester City dhe Arsenali, që tani kanë nga një ndeshje më pak.
Crystal Palace ndodhet në pozitën e 11-të me 12 pikë të grumbulluara.