Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Një neni i Kushtetutës vlen ndryshe për mua se jam kryetar opozite


Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetin social “Facebook” ku u ndal te hetimet e SPAK ndaj tij për korrupsion pasiv.

Berisha tha se një nen i Kushtetutës që vlen për Tahirin apo Alqi Bllakon nuk mund të vlejë për kryetarin e opozitës.

Siç jeni të informuar, në ndonjë vend tjetër, kryetari i opozitës vihet nën sanksione nga gjykatëse e lidhur direkt me Ramën. Si në asnjë vend tjetër dhe si kurrë ndonjëherë, vihet nën sanksione pa autorizimin e parlamentit. Ndaj tij, gjykatësja e lidhur me Ramën, skapistët vendosin masën e paraqitjes dy herë në javë, vendosin kufizimin e lëvizjes duke i marrë pasaportën. Këto veprime janë në kundërshtim flagrant me nenet e kushtetutës. Deputeti nuk mund të arrestohet apo t’i kufizohet liria apo të kontrollohet pa autorizimin e Parlamentit. Gjer sot asnjë deputet nuk ka pasur sanksione pa iu hequr imuniteti. Rama e zbaton kushtetutën me deputetët e tij dhe jo me armiqtë. Një nen i Kushtetutës që vlen për Tahirin apo për hajdutë si Bllako, nuk mund të vlejë për kryetarin e opozitës, Sali Berishën. Kjo demonstron në mënyrën më flagrante, karakterin politik të këtij procesi të ndërmarrë nga Rama me frikën e tmerrshme se opozita nisi betejën pa kthim në Kuvend. Të dashur miq, dy fjalë dhe për privatizimin e klubit Partizani.”, deklaroi Berisha.